Nga i dëmtuar kthehet i disponueshëm, hakeri i bën “zbor” Realit për Rodrygon

Rodrygo me siguri që do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mbrëmjes mes Realit dhe Atalantës. Braziliani për një gjysmë orë, ishte në listën e të padisponueshmëve, por klubi spanjoll e fshiu postimin e dëmtimit të tij në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.

Në fakt sulmuesi është mirë, por një haker është shkaktar i këtij keqkuptimi në media. Klubi iberik konfirmoi mungesën e Hazard dhe shtimi i listës do ta komplikonte dhe më shumë situatën.

Postimi i haberit ndryshonte disi nga stili i madrilenëve, por që u mor si i mirëqenë nga shumë media që e postuan si lajm mungesën e brazilianit.  /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP