Nga “i dështuar” në hero, Strakosha bën ndër pritjet më të bukura të javës në Europa League (VIDEO)
Në harkun e pak javëve Thomas Strakosha ka arritur që të përmbys gjithçka. Portieri i Kombëtares sonë mori kritika të shumta pas një gafe ndaj Galatasaray-it, por arriti ta rimerrte shpejt veten.
Strakosha u aktivizua si titullar sërish në Europa League në barazimin pa gola ndaj skuadrës së Marseille. Ai mbajti portën e paprekur duke bërë disa ndërhyrje mjaftë të mira.
Në pjesën e parë ai bëri një ndërhyrje shumë të bukur ndaj Under, që është vlerësuar si ndër më të bukurat e javës së Europa League. /R.Lika-Koha Jonë/
Thomas Strakosha should be consistently starting for Lazio. He’s the number one goalkeeper for this team. 🔥🦅
A brilliant saved he made on Cengiz Ünder to help Lazio draw 0-0 versus Marseille and earn a vital point in the Europa League.https://t.co/KVshu4uThl
— Jerry Mancini (@jmancini8) October 22, 2021
KOHA JONË SONDAZH

