Nga Joao Felix te Abraham, Milani zyrtarizon largimin e 5 futbollistëve

Në ditën e fundit të huazimeve dhe përfundimeve të kontratave (30 qershor), Milani ka zyrtarizuar largimin e pesë futbollistëve që ishin pjesë e skuadrës gjatë sezonit 2024-2025. Klubi kuqezi, përmes një komunikimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Joao Felix, Kyle Ëalker, Andrea Sottil, Luka Jovic dhe Tammy Abraham nuk do të jenë më pjesë e projektit sportiv për sezonin e ardhshëm.

Shumica e këtyre emrave ishin në huazim dhe do të rikthehen në klubet e tyre respektive, pasi Milani ka vendosur të mos rinovojë marrëveshjet ekzistuese dhe të mos ushtrojë të drejtën e blerjes. Kjo lëvizje tregon qartë nisjen e një faze të re ndërtimi në “San Siro”, ku pritet që drejtimin ta marrë trajneri Massimiliano Allegri në bashkëpunim me drejtorin e ri sportiv, Igli Tare.

Ky është hapi i parë në një proces spastrimi dhe rindërtimi të skuadrës, ndërsa drejtuesit kuqezinj janë tashmë aktivë në merkato për të sjellë përforcime që do të përputhen me vizionin e trajnerit të ri. Epoka Allegri-Tare ka nisur zyrtarisht, me Milanin që është gati të rikthehet në nivele të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Nga Joao Felix te Abraham, Milani zyrtarizon largimin e 5 futbollistëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?