Nga kilet e tepërta te përdorimi i celularit, ja si gjobiten lojtarët e Realit

Te Real Madrid vonesat nuk tolerohen, teksa përdorimi i celular mund të gjobitet. “Deportes Cuatro” ka zbuluar gjobat që duhet të paguajnë futbollistët që shkojnë nga 250 deri në 3000 euro. Rregullorja përfshin sanksione për lojtarët që kanë kile të tepërta, për përdorimin e telefonave celularë në zona jo specifike ose për ata që vijnë me vonesë për trajnime.

 

Ramos dhe shokët e tij janë gjithmonë të detyruar që të paraqiten në stërvitje 45 minuta para orarit. Më poshtë ju sjellim listën e gjobave:

250 euro nëse vjen në stërvitje 5 minuta me vonesë

500 euro nëse vjen në stërvitje 15 minuta me vonesë

1000 euro nëse vjen në stërvitje me më shumë se 15 minuta me vonesë

3000 euro nëse një futbollist mungon në një seancë trajnimi pa ndonjë arsyetim

250 euro nëse lojtari përdor celularin gjatë fizioterapisë

500 euro nëse lojtari përdor celularin teksa udhëton në autobus me ekipin

1000 euro nëse lojtari përdor celularin në dhomën e zhveshjeve

250 euro për çdo kilogram shtesë.

nga 250 në 1000 euro nëse lojtarët largohet nga kryeqyteti Spanjoll pa njoftuar më parë klubin dhe nëse nuk përshtatet me reklamat komerciale të klubit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP