Nga murator në futbollist të Juventusit, historia e veçantë e “Chiellinit të ri”

Federico Gatti është një qendërmbrojtës italian 23-vjeçar, i cili aktualisht luan për Frosinonen në Serinë B, por pak ditë më parë firmosi për një nga skuadrat më të mëdha në botë, Juventusin. Historia e Gattit është shumë e veçantë, është një rrugë këmbënguljeje dhe përmirësimi që e ka parë atë të kalojë praktikisht në të gjitha divizionet e futbollit italian: Promozione, Eccelenza, Serie D, Serie C dhe Serie B, dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Seria A.  Gatti ka pasur një rrugëtim aspak të lehtë në fëmijëri, pasi për shkak të kushteve ekonomike të familjes, u detyrua që të punonte.

“Babai im humbi punën dhe unë duhet t’i ktheja sakrificat që kishte bërë për mua. Kam punuar si murator, duke bërë dritare ose duke riparuar çati. Ishte e vështirë, por më ka ndihmuar për stërvitjen”, tha mbrojtësi në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

Gatti filloi të alternonte punën në ndërtim me stërvitjet. Fillimisht u bë pjesë e ekipit të Pavarolo, një klub që ishte pjesë e Eccelenza, divizioni i 5-të italian. Klubi ishte i falimentuar dhe po kërkonte lojtarë për të përfunduar sezonin, ndërkohë që tashmë është pjesë e një klubi si Juventusi.  Sezoni mjaft i mirë në Seria B me Frosinonen bëri që të kishte interesim nga disa klube të Seria A, nga Torino, Napoli dhe duke përfunduar te bardhezinjtë, ku u konkretizua transferimi për 7.5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gatti, një Chiellini i ri – Njohësit e mëdhenj të Serisë B kanë vënë në pah karakterin e mbrojtësit. Me gjatësi 1.90 m, ai është një qendërmbrojtës i fortë dhe solid, përveç agresivitetit që e karakterizon në ndërhyrjet e tij.  Sipas mediave italiane, Gatti ka atë prerje tradicionale të qendërmbrojtësit italian, që ka humbur disi në sezonet e fundit. Juventus e shikon si pasuesin ideal të Chiellinit, që me shumë mundësi do të lërë futbollin në fundin e këtij sezonit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Reports: Juventus agree to deal for Frosinone defender Federico Gatti -  Black & White & Read All Over

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?