Nga Mustafi te Ozil, Arsenali bën gati 7 largime të mëdha në janar (FOTO LAJM)
Arsenali pritet të bëjë ndryshime drastike në merkaton e janarit, pas një fillimi katastrofik në kampionat, teksa e sheh veten në vendin e 15-të me vetëm 17 pikë, 6 nga zona e rënies nga kategoria. Trajneri Arteta u ka kërkuar drejtuesve largimin e disa lojtarëve që nuk janë në planet e tij për të nisur më pas edhe afrimet.
Mesut Ozil
Ende nuk është regjistruar në asnjë ndeshje këtë sezon në Premier League, duke qenë gjithmonë jashtë planeve të Artetës. Muaji janar mnd të jetë i duhur për një përvojë të re për turkun.
Sead Kolasinac
Mbrojtësi serb nuk ka mundur që të gjejë hapësira këtë sezon. Topçinjtë janë të gatshëm që ta lënë të lirë për një ofertë të mirë financiare.
Shkodran Mustafi
Në qershor mbrojtësi me origjinë shqiptare do të lirohet nga kontrata, ndaj dhe një largim i mundshëm do të ishte pozitiv për ekipin anglez. Barcelona ka shfaqur interes për Mustafin, që i ka kushtuar 35 milionë paund Arsenalit.
Hector Bellerin
Duke mbetur te Barcelona, edhe Bellerin është në planet e tyre për të ardhmen. Lamptey është preferenca e parë në krahun e djathtë, ndaj një largim i mundshëm edhe te PSG do të ishte një zgjidhje e mirë.
Sokratis Papastathopoulos
Ashtu si Ozil, edhe futbollisti grek është jashtë planeve të Arsenalit. Pas dy viteve e gjysmë në Londër, duket se ka ardhur koha që ai të nisë një aventurë të re.
Calum Chambers
Pas një dëmtimi të rëndë në gju, ai nuk ka mundur që të rifitojë vendin në formacion. Arsenalit është gati që ta largojë nëse vjen një ofertë e mirë, pasi në mbrojtje ka një numër të madh lojtarësh.
William Saliba
Aventura në Premier League nuk ka mundur që të jetë shumë pozitive. Edhe pse ka kushtuar 30 milionë euro, ai mund të rikthehet sërish te Saint-Etienne. /Rozalb Lika-Koha Jone/