Nga Neuer te Gnabry, Bayerni duhet të “blindojë” yjet në skandencë kontrate deri në verë
Bayern Munich nuk është i angazhuar vetëm në lëvizjet e merkatos së dimrit, por mbi të gjitha po përballet me një sërë dosjesh të ndjeshme që lidhen me rinovimet e kontratave të disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Drejtuesit e klubit bavarez, tradicionalisht të kujdesshëm për të shmangur situata të pakëndshme, synojnë të mbyllin sa më herët këto çështje, duke mësuar nga precedentët e së kaluarës si David Alaba, Robert Leëandoëski apo më së fundmi Alphonso Davies.
Kanadezi ishte shumë pranë largimit sezonin e kaluar, mes interesimit serioz të Real Madridit, por në fund zgjodhi të rinovojë me Bayernin, përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te disa emra kyç të ekipit të drejtuar nga Vincent Kompany. Në krye të listës qëndron Manuel Neuer. Portieri legjendar do të mbushë 39 vjeç dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor. Vetë Neuer ka pranuar se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen.
“Nuk kam vendosur ende. Dua kohë për të vlerësuar gjendjen time fizike dhe shëndetin. Duhet të shoh nëse ka kuptim të vazhdoj apo jo”, është shprehur ai në një intervistë të fundit.
Situatë po aq delikate është edhe ajo e Dayot Upamecano. Mbrojtësi francez, 27 vjeç, konsiderohet një lider i repartit difensiv, por interesi i klubeve si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain e vendos Bayernin përballë një vendimi të rëndësishëm. Marrëveshja ekonomike për rinovim është thuajse e arritur, por pengesë mbetet ende klauzola e largimit.
Në listën e çështjeve për t’u zgjidhur janë edhe Raphaël Guerreiro, Serge Gnabry dhe Leon Goretzka. Për Gnabry-n, i cili ka regjistruar 5 gola dhe 8 asistime në 21 paraqitje këtë sezon, po diskutohet një rinovim i mundshëm deri në vitin 2028.
Më e pasigurt duket e ardhmja e Leon Goretzkës. Mesfushori gjerman, prej kohësh i përfolur për largim, vazhdon të jetë një element i rëndësishëm për Kompany, por rinovimi i kontratës së tij shihet si një opsion i vështirë. Napoli, Juventus dhe Barcelona mbeten në pritje, gati të përfitojnë nga çdo hap i gabuar i Bayern Munich.
KOHA JONË SONDAZH
Si ishte viti 2025 për ju?
Results
Vota totale: 25861

