Nga një qytet i vogël në Kosovë te Inter, Shaqiri: Si një përrallë

Xherdan Shaqiri la Bayern Mynih dhe kaloi tek Inter, duke u shndërruar në personazhin kryesor të kampin zikaltër, brenda një kohe fare të shkurtër. Gjithmonë i qeshur dhe energjik, 23-vjecari me origjinë shqiptar shpreh optimizëm te skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini. Mbi këtë përvojë Shaqiri kujtoi se historia e tij i ngjan një përralle.  – “Kur mendon se gjithçka ka nisur nga një qytet i vogël në Kosovë, historia ime është vërtet një përrallë. Kam arritur suksese në çdo skuadër ku kam luajtur dhe me të njëjtën dëshirë kam ardhur tek Inter. Është e vërtetë që jeta ime duket si përrallë, është një histori e vërtetë, e bukur dhe tërheqëse,” – theksoi Shaqiri. Futbollisti i lindur në Gjilan, shpjegon më pas se ka një lidhje të veçantë me nënën e tij. – “Në fund të çdo ndeshjeje, nëse ajo nuk ka ardhur për të më ndjekur, e telefonoj, përndryshe mërzitet shumë. Prindërit më tregojnë gjithmonë se kur kam qenë i vogël isha shumë i prapë. Gjatë udhëtimeve me avion gjithmonë ngacmoja pasagjerët që ishin të ulur përpara. Ndonjëherë një shaka të tillë e bëj edhe tani me shokët e skuadrës,” – shpjegon Shaqiri.  Arsyet e largimit nga kampionët e Gjermanisë tashmë nuk janë më sekret. Në këtë moshe të re, Shaqiri kërkonte më shumë minuta në dispozicion.  – “Me moshën që kam, dëshiroja të luaja sa më shumë, por fatkeqësisht kjo nuk po më ndodhte te Bayern. Mançini më shpjegoi se do të kisha shumë hapësira, dhe se isha pjesë e një projekti për ta kthyer në Inter në kohët e lavdisë dhe ja ku jam këtu.” Inter është në krizë rezultatesh por sa larg mund të shkojë këtë sezon. Shaqiri e ka një përgjigje. – “Në këtë pikë të sezonit mund të synojmë vetëm pjesëmarrjen në Europa League. Nuk është aspak e lehtë, sepse ka shumë konkurrencë.”  Në fund, sqarim i 23-vjeçarit rreth mundësisë për të përfaqësuar Kosovën nëse pranohet në FIFA. – “Ndoshta në të ardhmen mund të luaj për Kosovën, por momentalisht një diskutim i tillë nuk ka vlerë, sepse ende nuk është marrë një vendim për ta njohur Kosovën në UEFA dhe FIFA. Unë ndihem shumë mirë në përfaqësuesen e Zvicrës, pasi kemi bërë gjëra të mëdha,” – thekson Xherdan Shaqiri.

 

Serie A

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 26-të – Sot

Swiss Digital Mobile Reklama

18:00 Sampdoria – Cagliari

20:45 Milan – Verona

8 mars

12:30 Cesena – Palermo

15:00 Chievo  – Roma

15:00 Empoli – Genoa

15:00 Parma – Atalanta

15:00 Udinese -Torino

20:45 Napoli – Inter

 9 mars

19:00 Lazio – Fiorentina

21:00 Juventus-Sassuolo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?