Nga Oblak te Salah, formacioni me yjet që s’do i shohim në Kupën e Botës
Lista e skuadrave thuajse është kompletuar kur mbeten edhe 8 muaj nga zhvillimi i Kupës së Botës në Katar. Një nga emrat e mëdhenj që do t’i mungojë këtij kompeticioni është edhe Mohamed Salah. Egjipti i tij nuk ia doli që të siguronte një biletë për në fazën finale, pasi dështuan me penallti ndaj Senegalit.
Gjithsesi lista e mungesave është e gjatë, duke filluar nga porta, atje ku nuk do të kemi mundësinë që të shohim magjitë e Oblak. Në mbrojtje nuk do të jetë legjendari Chiellini, apo Sipinazzola që shkëlqeu në Europian. Në mesfushë spikat mungesa e Jorginhos, ndërkohë që para tij në formacionin e mungesave spikasin Odegaard dhe Mahrez.
Në sulm nuk ka asnjë dyshim, pasi përveç Salah, një mungesë shumë e rëndësishme është dhe ajo e Erling Haaland. Me Norvegjinë e tij, ai nuk do të ketë mundësinë që të shfaqë vlerat në një kompeticion kaq prestigjioz. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

