Nga Roma në Marseille dhe sot në Tiranë, shkatërrimet nga tifozët e Feyenoord-it (FOTO)

Ishte viti 2015, kur Roma u përball me dhunën e tifozëve të Feynoordit që tronditi kryeqytetin. Të papërmbajtshëm, ultrasit holandezë vërshuan në qytet, duke shkaktuar dëme të mëdha e duke bërë të ngriheshin asokohe pyetje edhe për sanksione të mundshme apo pasojat që mund të pësonte ekipi i tyre.

Po ashtu skenat e dhunës u përsëritën edhe në qytetin francez, përpara se episode të ngjashme të shiheshin dhe në Tiranë të martën.

Aktet e dhunës në Tiranë nga tifozët e Holandës, kanë marrë vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare. “Associated Press” shkruan për përleshjet mes tifozëve të ekipit italian dhe atij holandez me policinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse “Reuters” e vendos theksin tek efektivët e plagosur gjatë ndërhyrjes ku u shmang përleshja e drejtpërdrejtë mes dy tifozerive. “Corriere Dello Sport”, gazetë me qendër në kryeqytetin italian, e konsideron një guerilje të vërtetë urbane dhunën në Tiranë dhe raporton për 51 italianë të dëbuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?