Nga shpëtimtar në magjistar, Flick synon edhe Championsin me Bayernin

Titulli i 8 radhazi mund të jetë fillimi, teka Hansi Flick mund të përsërisë me Bayernin tripletën historike të vitit 2013 të udhëhequr nga Yup Heynckes. Trajneri i ri, i cili zëvendësoi Niko Kovac, u mendua se do të ishte deri në fund të sezonit, por largpamësia e menaxherëve bavarezë çoi në zgjatjen e kontratës së tij.

Pas titullit, në 4 korrik është finalja e Kupës së Gjermanisë, ndërsa më pas takimi i kthimit në Champions League ndaj Chelsea, diçka formale duke parë se bavarezët kanë fituar 3-0 në takimin e parë në Londër. Skuadra gjermane shikohet tashmë si favoritja kryesore për trofeun prestigjioz, jo vetëm për forcën e saj, por edhe se e ka filluar sezonin para të gjithëve.

Mediat gjermane kanë nxituar të nxjerrin meritat e teksa, pasi erdhi si “i përkohshëm” u kthye në magjistar. Sipas tyre, Flick ka gjetur alkiminë e duhur me lojtarët, duke arritur të menaxhojë një grup që nuk është aspak i thjeshtë. Por, të gjithë janë të bindur se ndikimi më i madh është ai taktik. Duke rifilluar me skemën 4-2-3-1, skema me fat në vitet triumfuese të bavarezëve, lojërat më tërheqëse janë ato që lidhen me ndërtimin e manovrës, shfrytëzimin e krahëve duke përfshirë edhe trekuartistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy mesfushorët para mbrojtjes, Kimich, Thiago Alcantara dhe më pas Goretzka alternohen me njëri-tjetrin duke u shtrirë në thellësi. Nga krahët, Gnabri dhe Coman janë trashëgimtarët e Ribery dhe Robben. Të pakontrollueshëm në mbulimin një për një, Pavard në të djathtë dhe Davies në të majtë, zbulimi i sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryevepra e vërtetë është rilindja e Thomas Muller, që u kthye në nivelin e disa viteve më parë. Dhe në fund, Lewandowski që nuk ka nevojë për koment me 31 gola në Bundesligë dhe 45 në total. Kush kishte ëndrrën për të fituar titullin e këtij viti në Champions, do t’i duhet të bëjë llogaritë me favoritin real dhe kryesor të këtij sezoni jonormal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?