Nga Sterling te Lewandowski, ja 10 transferimet që pritet të ndodhin këtë verë
Të shumta mund të jenë lëvizjet e bujshme gjatë kësaj merkato verore, teksa ekipet e mëdha mund të përfitojnë dhe nga fakti që lojtarë të caktuar mbeten pa kontratë apo janë në vitin e fundit.
Një pjesë e lëvizjeve janë drejt finalizimit, ndërkohë që një pjesë e tyre janë thjeshtë ide për momentin në letër:
Raheem Sterling mund të kalojë nga Manchester City te Chelsea

Sadio Manè do të largohet nga Liverpool për të shkuar te Bayern Munich

Robert Lewandowski (Bayern Munich) kryeson listën e dëshirave të Barcelonës

Axel Witsel i Borussia Dortmund mund të jetë një transferim i mundshëm për Atletico Madridit

Frenkie De Jong (Barcelona) mund të kthehet nën urdhrat e Erik Ten Hag te Manchester United

Sebastien Haller, sulmuesi i Ajax-it, mbetet një objektiv i madh për Borussia Dortmund

Mbrojtësi i Sevillas Jules Kounde mund të transferohet te Barcelona nëse katalanasit arrijnë të mbledhin fonde

Renato Sanches i Lille është një objektiv i PSG-së, dhe që synon të mposhtë konkurrencën e Milanit

Manchester United e ka më shumë se një ide lojtarin e Milanit, Ismail Bennacer

Braziliani Raphinha i Leeds është një nga objektivat e Barcelonës për të përforcuar krahët e mesfushës

KOHA JONË SONDAZH

