Nga Suarez te Minamino, Liverpool bën gjithmonë blerje të mëdha në janar

Liverpool ka arritur që të sigurojë blerjen e parë në merkaton e janarit, duke arritur që të transferojë japonezin, Takumi Minamino vetëm për 8.5 milionë euro nga Salzburgu. Jurgen Klopp e donte me çdo kusht mesfushori pasi mbeti i impresionuar nga loja e tij në dy përballjet e Championsit.

Kjo nuk është hera e parë që që Liverpool ka bërë investime të mëdha në janar, dhe nëse Minamino do të bëjë mirë, ai do t’i bashkohet grupit të lojtarëve të mëdhenj që janë transferuar në “Anfield” në janar dhe më pas janë kthyer në transferime të goditura.

I pari, në Janar 2011, ishte Luis Suarez. Pistolero arriti në Anfield për 26.5 milionë euro dhe më pas u shit te Barcelona për 75 milionë paundë, pasi kishte shënuar 82 gola në tre vjet e gjysmë me fanellën e “The Reds”.

Në Janar 2013, Liverpool bëri një blerje të dyfishtë: Sturridge për 14 milionë euro dhe Coutinho për 10 milionë euro. Braziliani bëri shumë mirë në “Anfield” dhe në janar 2018 u shit në Barcelona për një shifër që nuk është sqaruar kurrë plotësisht, por që mendohet që me bonuse arrin në 160 milionë euro.

Në janar 2018 ishte radha e Virgil van Dijk, i cili u ble për shifrën rekord të 88 milionë eurove, por do të kalonin vetëm pak javë që ai të justifikonte vlerën e tij. Në fund të sezonit, Liverpooli fitoi Championsin dhe një meritë të madhe ka edhe ai.

Takumi Minamino mund të jetë një trashëgimi e bukur, teksa i ka të gjitha mundësitë për të hyrë në listën e blerjeve të mëdha të janarit. Liverpool në këtë sension është një skuadër specialiste. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Image result for minamino suarez van dijk

SHKARKO APP