Nga synimi për vendit të parë e mbyllim të fundit, ja “mësimet” që mori Sylvinho nga Liga e Kombeve
Pas aventurës për herë të dytë në Europian, Shqipëria e nisi Ligën e Kombeve me synimin për të arritur vendin e parë, që do të na dërgonte në vendin e parë. Ukraina triumfoi në “Stadiumin Kombëtar” duke bërë që Shqipëria të mbyll fazën e grupeve në vendin e fundit, me kuqezinjtë që zbresin në këtë mënyrë në Ligën C.
“Nëse do të ishim në një grup tjetër, me 7 pikë do të kalonim më tej”, ky konstatim i Sylvinho-s, që duket i saktë, pasi asnjë ekip tjetër në asnjë grup apo Ligë nuk e mbylli fazën e grupeve në vendin e fundit me 7 pikë.
Gjithsesi ky edicion në Ligën e Kombeve mund të shërbejë si një kambanë alarmi për kualifikueset e Kupës së Botës, që do na vendin në një grup të vështirë. Me dy fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, si dhe me 4 gola të shënuar e 6 të pësuar, sezoni në Ligën e Kombeve duhet harruar.
Të dyja fitoret erdhën në transfertë, ndërkohë që në shtëpi nuk morëm asnjë fitore. Sylvinho ndoshta duhet ta marrë si një mësim, pasi duhet të besojë më shumë te lojtarë si Ernest Muçi apo Arbër Hoxha. Lajmi i mirë mund të jetë rikthimi i mundshëm i Berat Gjimshitit dhe Armando Brojës në kualifikuese, pasi janë dy futbollistë që duken të pazëvendësueshëm.
Në mesfushë Asllani dhe Ramadani duhet të tregojnë më shumë nga klasi i tyre, ndërkohë që pse jo mund të tentohet dhe një integrim i mundshëm i Mitajt në këtë repart pasi ka një nivel teknik të jashtëzakonshëm.