Nga Tirana tek Interi, ja skuadrat e pamposhtura këtë sezon në shtëpi

Me fillimin e vitit të ri, pothuajse të gjitha kampionatet kanë nisur rrugëtimin për pjesën e dytë të sezonit, atë që do të jetë vendimtar në ndarjen e trofeve, kualifikimeve në kompeticionet europiane dhe rëniet nga kategoria. Një statistikë shumë interesante mund të zbulojmë për lexuesit. Sot, për shembull, ne jemi gati që t’i përgjigjemi pyetjes: “Cilat skuadra janë ende të pamposhtura në shtëpi gjatë këtij sezoni?”.

Sa i përket 5 ligave kryesore evropiane, nuk janë të shumta skuadrat që nuk janë dorëzuar të paktën një herë në shtëpi. Në Itali është Interi, që ka grumbulluar 8 fitore dhe 2 barazime në San Siro, në total 26 pikë. Në Francë, natyrisht, PSG, me 8 fitore dhe një barazim.

Në Angli, e vetmja skuadër e pamposhtur në shtëpi është Liverpooli i Klopp, me 6 fitore dhe 3 barazime (por, çuditërisht, pavarësisht se kanë humbur të paktën një ndeshje, City, Arsenali dhe Tottenham kanë më shumë pikë se Reds në ndeshjet në shtëpi).

Në Spanjë ka 3 skuadra të pamposhtura në shtëpi: Real Madrid, Sevilla dhe surpriza Rayo Vallecano. Në kampionatet e tjerë është Sportingu dhe Porto në Portugali, Gaziantepe dhe Trabzonspori në Turqi, skocezët nga Glasgoë (Celtic dhe Rangers), Utrecht, Bruges, Olympiacos, Viktoria Plzen, Sparta Prague, Slavia Prague, Cluj, FCSB dhe zviceranët e Zurich. Në Shqipëri këtë sezon, ende nuk ka shuar humbje në shtëpi kampionia në fuqi, Tirana, që ka 6 fitore dhe një barazim. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP