Nga Totti te ish-presidentja Rosella Sensi, ja VIP-at që vijnë sot në Tiranë

Sonte Roma do të luajë finalen e madhe të Conference League ndaj Feyenoordit. Do të jenë rreth 20 mijë tifozë në impiantin “Arena Kombëtare”, Tiranë, pjesa më e madhe mbështetës verdhekuq.

Në tribunën kryesore të stadiumit do të kenë personazhe të rëndësishme të klubit italian. Përveç dy ish-kapitenëve legjendarë, Francesco Totti dhe Daniele De Rossi, në Tiranë priten edhe Antonello Venditti, Carlo Verdone, Blanco dhe Marco Conidi.

Do të jetë e pranishme edhe Rosella Sensi, e ftuar nga Friedkins. Ish-presidentja do të rikthehet për të ndjekur drejtpërdrejt një ndeshje të Romës pas 14 vitesh mungesë dhe këtë do ta bëjë përkrah Francesco Tottit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?