Nga trajner i Tiranës përfundon në bojaxhi, Egbo tregon një tjetër “talent” (VIDEO)
Në një kohë kur gjithçka është ndalur prej një muaji në Shqipëri, trajneri i Tiranës Emannuel Egbo tregon një tjetër “talent”. Strategu që arriti të rikthente bardheblutë në krye të renditjes, e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të bërë disa rregullime në shtëpi.
Ditën e sotme ai ka nisur të lyejë disa ambiente, teksa nuk ka ngurruar që të marrë edhe vetë rulin për të filluar lyerjen e ballkonit. Sigurisht që ai nuk e ka kryer vetë të gjithë procesin, por të paktën ka provuar.
“Punë dhe re dhe pa stres”, shkruan Egbo, i cili duket se e ka një punë më të qetë se drejtimi i 24 herë kampionëve të Shqipërisë, që kërkon shumë impenjim dhe nerva. /R.Lika-Koha Jone/