Nga Zaniolo te Tonali, Juventusi i Pirlos bën gati revolucionin në merkato

Juventusi i epokës Pirlo me siguri që do të ketë një tjetër fytyrë nga ajo e Sarrit. Drejtuesit e skuadrës torineze po bëjnë gati një revolucion të vërtet në merkato pas dështimit në Champions League, ku u eliminuan nga Lyon në mënyrë të turpshme. Reparti më problematik është mesfusha, ku dy ndryshime janë bërë tashmë, ndërkohë që shumë të tjera priten në ditët në vijim.

Për ta nisur te largimet, janë të shumtë ata që duhet të bëjnë gati valixhet dhe për të gjetur një destinacion të ri. Khedira është i lidhur me një aventurë të re në MLS, ndërkohë që Matuidi mund të rikthehet sërish në Francë. Ramsey dhe Danilo janë dy futbollistë për të cilt ende nuk është marrë një vendim. Për shkak të dëmtimeve të shumta, edhe Douglas Costa duhet të gjejë një sistemim të ri.

Një tjetër temë e nxehtë është edhe Bernandeschi, i cili pritet që të përfshihet në një shkëmbim me Milik. Te Juventusi duhet një 9-të e vërtet dhe polaku duket se i përmbush kërkesat e klubit. Gonzalo Higuain ndërkohë me siguri që në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e klubit torinez, teksa është parashikuar një rikthim në Argjentinë.

Dy janë afrimet e sigurta: Arthur nga Barcelona (shkëmbim me Pjanic_ dhe Kulusevski. Objektivat janë të shumta dhe bëhet fjalë për emra që qarkullojnë prej kohësh. I pari në listë është Zaniolo i Romës, më pas Tonali, për të cilin do të ketë një rivalitet të fortë me Interin. Nuk duhet harruar as Chiesa, edhe pse kërkesat e Commisos janë të mëdha. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP