Ngatërresa e himnit, Deschamps: U kërkova falje, ishte diçka që s’duhet të ndodhte!

Organizatorët e Francës mbrëmjen e djeshme ngatërruan në mënyrë të turpshme himnin e kombëtares sonë, para ndeshjes duke vendosur atë të Andorrës. Futbollistët shqiptarë e kuptuan menjëherë duke kërkuar nga arbitri mosfillimin e ndeshjes derisa të vendosej himni i vërtet, ndërkohë që tifozët shqiptarë u zemëruan së tepërmi me vendasit duke vërshëllyer.

 

Trajneri i Francës, Didier Deschamps foli me trajnerin e Shqipërisë Edoardo Reja ndërsa gjyqtari Jesus Gil Manzano priti disa minuta që himni i duhur të luhej në “Stade de France”, duke bërë që ndeshja të vonohej me 10 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi edhe më pas ndodhi një tjetër incident, pasi folësi i stadiumit u kërkoi falje “tifozëve të Armenisë” dhe u bëri thirrje tifozëve që të respektojnë “himnin kombëtar të Armenisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte një gjë e madhe. Lojtarët thanë se nuk do të fillonin ndeshjen pa himnin e duhur”, tha trajneri italian i Shqipërisë, Edoardo Reja pas ndeshjes.

“Unë kërkova falje te stoli dhe trajneri,” tha strategu francez Deschamps në konferencën për shtyp. “Ishte diçka që nuk duhet të ndodhë, por ndodhi. Unë e kuptoj pozicionin e shqiptarëve dhe është logjike që ne pritëm derisa shqiptarët të mund të kishin himnin e tyre përpara ndeshjes”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?