“Ngec” kalimi i Dybala-s tek Interi, Milani gati që të përfitojë
Rinovimi i Paolo Maldinit dhe Frederic Massara mund të jetë një sinjal i mirë për merkaton e Mlanit. Qëllimi kryesor është të veshin kuqezi një lojtar që mund të bëjë diferencën në vijën e parë. Emri më i përmendur së fundmi është ai i Paulo Dybala.
Futbollisti argjentinas njoftoi largimin nga Juventusi dhe prej kohësh është në shënjestër të drejtuesve të Interit. Megjithatë, hipoteza e transferimit tek zikaltërit është zbehur goxha.
Kjo jo vetëm për shkak të financave, por edhe për shkak se reparti i sulmit që tekniku Simone Inzaghi ka në dispozicion është mjaft i pasur. Me ardhjen e Lukakut në fakt negociatat me çdo lojtar janë frenuar, duke qenë se Interi duhet të shesë për shkak të tavanit të pagave.
Agjenti i Dybala nuk është i kënaqur me ofertën e fundit të zikaltërve dhe pista që e çon argjentinasin tek skuadra tjetër e Milanos bëhet gjithnjë e më konkrete. Sipas Gazzetta dello Sport, janë duke u zhvilluar kontakte të vazhdueshme mes drejtuesve kuqezi dhe agjentit të lojtarit, dhe të dyja palët kanë dhënë sinjale pozitive.
Javën tjetër është parashikuar të ketë dhe një takim ku do të bisedohen detajet konkrete.
KOHA JONË SONDAZH

