“Ngec” rinovimi i Ibrës me Milanin, Raiola kërkon 15 milionë euro
Milani po punon edhe për rinovimin e kontratës së sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, por negociatat me menaxherin Mino Raiola nuk janë asnjëherë të lehta dhe për momentin gjithçka ka mbetur pezull. Klubi i Milanit i ka ofruar sulmuesit 39-vjeçar një kontratë një vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon, plus një milionë euro në formë bonusi, ndërsa nga ana tjetër Raiola këmbëngul për një pagë fikse prej 7.5 milionë eurosh. Një sforcim ekonomik për të cilën kuqezinjtë për momentin nuk janë të gatshëm që ta plotësojnë.
Aktualisht bisedimet kanë mbetur pezull, por shumë shpejt kuqezinjtë dhe Raiola pritet të ulen sërish në tavolinë, ku përveç kontratës së re të Ibrës, do të duhet të flasin edhe për rinovimin e portierit Gianluigi Donnarumma. Për Donnarummën te Milani janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, për të rinovuar deri më 2023-shin, ndërsa Raiola kërkon edhe përfshirjen e një klauzole për prishjen e kontratës në këmbim të 40-50 milionë eurove.