“Ngec” rinovimi i Yildiz me Juventusin, klubet angleze gati që të përfitojnë

Juventusi ka filluar të trembet për të ardhmen e Kenan Yildiz. Siç është raportuar ditët e fundit, bisedimet për rinovimin e kontratës me talentin turk janë në një fazë bllokimi, dhe kjo situatë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e disa prej gjigantëve evropianë.

Real Madrid, Chelsea dhe Arsenal janë tre klubet që po përgatisin sulmin e tyre për verën e ardhshme, me synimin ta tundojnë numrin 10 bardhezi me një ofertë financiare që aktualisht duket jashtë mundësive të Juventusit.

Aktualisht, Yildiz fiton rreth 1.7 milionë euro në vit, një shifër që e rendit në vendin e 19-të në skuadër, vetëm Perin, Rugani, Miretti, Cabal, Pinsoglio dhe Adzic fitojnë më pak. Përfaqësuesit e tij kërkojnë një rritje të ndjeshme të pagës, në përputhje me rolin e tij si një prej yjeve kryesorë të ekipit, duke kërkuar një shifër rreth 6 milionë eurosh në sezon. Kjo shumë do të ishte më e ulët se ajo e Vlahovic, por në nivel të ngjashëm me atë të David, që pritet të bashkohet me skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Juventusi nuk është i gatshëm të shkojë përtej 5 milionëve, të paktën në këtë fazë. Megjithatë, bisedimet pritet të rifillojnë, pasi kontrata aktuale e turkut është e vlefshme deri në vitin 2029.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky fakt nënkupton se, edhe në rast se merret në konsideratë mundësia e shitjes, Juventusi do të përcaktojë çmimin: me një vlerë tregu që vlerësohet rreth 75 milionë euro, klubi torinez nuk do ta lëshonte për më pak se 100 milionë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?