Ngoo nuk do të rikthehet te Tirana, firmos në Qipro
Michael Ngoo nuk do të rikthehet te Tirana. Disa muaj pasi është larguar nga bardheblutë sulmuesi anglez ka arritur të gjejë një skuadër të re teksa është zyrtarizuar së fundmi tek ekipi i Enosis Paraliminou, skuadër e elitës së futbollit qipriot.
Shtatlarti britanik ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e tij të re teksa aktualisht Enosis Paraliminou pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 8 pikë dhe do të synojë të mbështetet te eksperienca dhe golat e Ngoo për të siguruar qëndrimin.
Me kalimin e anglezit në Qipro, Tirana tashmë duhet të shikojë për ndonjë alternativë tjetër për të forcuar sulmin.