Ngoo transferohet në Turqi te skuadra ku luajnë dy shqiptarë

Michael Ngoo nuk rinovoi kontratën e tij me Tiranën dhe vendosi të largohej nga bardheblutë pas 3 sezonesh si kampion i Shqipërisë. Sulmuesi anglez i cili spikati këtë sezon me 13 gola por edhe statistikën e asistuesit më të mirë të skuadrës, ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar në Ligën e parë turke te skuadra e Menemenspor aty ku luajnë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

27-vjeçari kërkon ta provojë veten në një kampionat më të fortë dhe Turqia mesa duket është destinacioni i tij i preferuar. Menemenspor në sezonin e ardhshëm synon të ndërtojë një skuadër akoma më të fortë për të tentuar ngjitjen në elitën e futbollit turk sezonin e ardhshëm.

 

SHKARKO APP