Ngrihet statuja më e lartë e Messit në botë, ka lartësi mbi 20 metra

Kalkuta po përgatitet të inaugurojë një monument që autoritetet lokale e cilësojnë si statuja më e lartë në botë e dedikuar Lionel Messit. Struktura prej hekuri, rreth 70 këmbë e lartë (mbi 20 metra), është ndërtuar nga Sree Bhumi Sporting Club në zonën Lake Toën dhe përkon me vizitën e kapitenit të Argjentinës në Indi. Figura paraqet Messin duke ngritur Kupën e Botës, ndërsa punimet finale po përfundojnë pas një procesi që ka zgjatur 40 ditë.

Inaugurimi virtual i monumentit do të shënojë nisjen e “GOAT Tour”, një tur treditor gjatë së cilit Messi do të vizitojë Kalkutën, Hyderabadin, Bombayn dhe Nju Delhin. Ministri Sujit Bose deklaroi se kjo është “një statujë 70-këmbëshe, më e madhja në botë e dedikuar Messit”.

Organizatorët synojnë të nderojnë ndikimin dhe popullaritetin e jashtëzakonshëm të Messit në Bengalin Perëndimor dhe në gjithë rajonin e Azisë Jugore, ku ekipi argjentinas gëzon një bazë të madhe tifozësh, veçanërisht në Indi dhe Bangladesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë turit, Messi pritet të inaugurojë statujën dhe një mural në Kalkuta, të marrë pjesë në një ndeshje yjesh në Hyderabad, të angazhohet në një event bamirësie në Bombay dhe të zhvillojë takime me autoritete dhe të rinj futbollistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

India to honour Messi with a statue | OneFootball

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?