Ngushëlloi Mbappe pas humbjes, Macron zbulon se çfarë i tha yllit të “Gjelave”

Franca u mund ditën e djeshme nga ruleta e penalltive ndaj Argjentinës.  “Gjelat” e panë veten në disavantazhin e dy golave në pjesën e parë ndërsa u “zgjuan” në 20 minutat e fundit të fraksionit të dytë dhe nëse ia dolën të shkonin deri tek goditja e penalltive, falë një tripletë të shënuar nga Kylian Mbappe.

Sulmuesi i PSG u shfaq shumë i zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes, ndërkohë që pranë tij shkoi menjëherë për ta ngushëlluar presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili zbuloi edhe bisedën me Mbappe në fushë.

“Ishim shumë larg Argjentinës në fundin e pjesës së parë dhe përmbysje të tilla janë shumë të vështira. Megjithatë, ia dolëm deri diku, ajo që arriti Mbappe me shokët e skuadrës është diçka e jashtëzakonshme. Rigjetëm “urinë” e duhur në fushë dhe në fund patëm edhe mundësinë për ta fituar takimin.

Mbappe është një lojtar i madh, i thashë se është vetëm 24-vjeç. U shpall golashënuesi më i mirë dhe mos të harrojmë se ai e ka një Botëror të fituar. Tani luajti një tjetër finale, isha i trishtuar aq sa edhe ai, por i theksova se i bëri të gjithë krenar. Në fund, humbëm një ndeshje futbolli, por i shkuam shumë pranë. Kështu funksionon futbolli”, u shpreh Macron.

SHKARKO APP