Nice befason PSG në fund, por distanca në renditje është e madhe (VIDEO)
Nice ka arritur një firore të madhe 1-0 ndaj PSG në “Allianz Riviera” dhe ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e dytë me 49 pikë, një më shumë se Olimpique Marseille, që luan këtë të diel përballë Lyonit.
Kylian Mbappe mungoi në këtë ndeshje për arsye kartonësh dhe as Messi, as Neymar, nuk ia dolën të shënon. Dy minuta nga fundit, Kluivert gaboi në një moment kundërsulmi për Nicen, por sërish pas një aksioni të shpejtë të vendësve realizoi një gol fantastik Delord.
Pavarësisht humbjes, PSG mbetet i shkëputur në krye më 62 pikë, 13 më shumë se Nice.
KOHA JONË SONDAZH

