Nico Williams ka dëmtim të ngjashëm si Yamal, e pengon të shkëlqejë

Ashtu si shoku i tij Lamine Yamal, edhe Nico Williams po përballet prej disa muajsh me pubalgji të bezdisshme, e cila po ndikon ndjeshëm në formën dhe vazhdimësinë e tij në fushë. Sulmuesi i Athletic Club ka vështirësi të rikthehet në gjendjen optimale fizike dhe, sipas mediave spanjolle, mund të jetë i detyruar të marrë një vendim drastik në ditët e ardhshme.

Trajtimi konservativ i ndjekur deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara, ndërsa lojtari vazhdon të ndiejë dhimbje që i pengojnë paraqitjet në nivelin e zakonshëm. Për këtë arsye, stafi mjekësor i klubit bask ka konsultuar specialistë të jashtëm për të përcaktuar mënyrën më të mirë të ndërhyrjes.

Sipas raportimeve të para, opsioni më i mundshëm është ndërhyrja kirurgjikale, e cila do ta mbante sulmuesin spanjoll larg fushave për disa muaj. Një lajm shqetësues për Athleticun, ku Williams është një nga lojtarët më të rëndësishëm, si në kampionat ashtu edhe për ndeshjet ndërkombëtare që po afrojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të sezonit, Williams kishte treguar formë të mirë dhe performanca premtuese, por dëmtimi e ka penguar ndjeshëm, duke e detyruar të ndalet shpesh ose të zëvendësohet para kohe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?