Njihuni me formacionin më të keq që ka luajtur Lionel Messi (FOTO)

Jemi mësuar që t’u prezantojmë me shokët më të mirë që kanë pasur yjet e futbollit, por tashmë do bëjmë të kundërtën. Lionel Messi gjithë karrierën ka luajtur te Barcelona, por ka pasur në skuadër shumë futbollistë të cilët kanë dështuar me fanellën blaugrana.

Në portë është Caballero, në mbrojtje janë emra pak të njohur duke filluar nga Miniesa, Chygrynsky, Vergini dhe Douglas. Në mesfushë është Boateng, i cili nuk mundi të tregonte vlerat e tij si te Milani i para disa viteve. Song dhe Perez janë një tjetër dështim i madh, ndërkohë që as Sandro apo Alvarez nuk i shërbyen shumë talentit argjentinas dhe blaugranëve.

Në sulm është Di Santo, si një talentet më premtues në botë, ai bëri shumë pak për Barcelonën, duke qenë në formacionin më të keq të Messit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP