Nis festa në Manchester te City, Wolves shokon Liverpoolin në start (VIDEO)
Sporti E Diel, 22 Maj 2022 17:08
Gara për titullin kampion në Premier League (Angli) ka nisur me shumë emocione. Liverpooli e ka nisur sot në mënyrën më të keqe ndaj Wolves duke pësuar gol pas tri minutash lojë.
Pedro Neto shfrytëzoi më së miri një asist të ardhur nga Jimenez. Tifozët e City-it sapo kanë marrë veshë lajmin kanë nisur festën edhe pse ka ende shumë minuta lojë.
Momentalisht, City mban kreun me 91 pikë, 2 më shumë se Liverpooli.
KOHA JONË SONDAZH

