Nis operacioni “fshesa”, PSG i duhet 100 mln euro
PSG pritet të trazojë sërish tregun e transferimeve, këtë herë në dalje pasi francezët duhet të arkëtojnë 100 milionë euro për të qenë në rregull me fair play financiar. Sipas L’Equipe, Leonardo kishte planifikuar që në verë një plan prej 180 milionë euro shitje, për të zbutur shifrën prej 200 milionë euro humbje që klubi mbylli vitin. Ndryshe nga plani i Leonardos, klubi arkëtojë vetëm 9 milionë euro, për këtë arsye PSG duhet të fitojë në këtë merkato afro 100 milionë euro për të mos detyruar Qatar Sport Investments të implementojë kapitale të tjera.
I pari që ka bërë gati valixhet është Rafinha i cili mund të transferohet tek Real Socedad. Ish futbollisti i Barcelonës nuk bënë pjesë në planet e Pochettino, nga largimi i tij mund të kursejnë të paktën pagën sezonale. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Draxler, për të cilin francezët shpresojnë të përfitojnë diçka nga kartoni i tij, as Draxler nuk bën pjesë në planet e Pochettino pavarësisht se sapo rinovojë kontratën e tij deri në 2024. Kartoni i sulmuesit gjerman vlerësohet me 20 milionë ndërsa përfiton 4,2 milionë në sezon.
Në dalje është edhe Kurzaëa, i vlerësuar me 9 mln, portieri Sergio Rico 5 mln ndërsa nuk ndryshon situata për Icardi, në shitje nëse vjen oferta e duhur, por Juve e kërkon në huazim.