Nis sfida e parë e Grupit F, ajo mes Turqisë dhe Gjeorgjisë. Më parë tifozët u përfshinë në sherr masiv

Turqia dhe Gjeorgjia ndeshen me njëra-tjetrën në Dortmund, takimi i parë i Grupit F. Skuadra e Montellës kërkon që të avancojë sa më shumë në këtë Europian dhe të lërë pas të kaluarin, nga i cili nuk morën asnjë pikë. Nga ana tjetër, gjeorgjianët debutojnë për herë të parë në një kompetiocion madhor dhe kërkojnë që të jenë një surprizë e këtij Europiani.

Ndeshja minutë pas minute:

13’- Reagon Gjeorgjia, me Mekvabishvili që i afrohet golit, por Gulok me një pritje të shkqlyer e dërgon topin në goditje këndi.

11’- Me fat gjeorgjianët. Ayhan sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla e djathtë. Turqit “flirtojnë me golin.

10’- Pranë golit Turqia me Bardakci, që gjuan ngjitur me kokë.

5’- Turqia e nis në sulm ndeshjen dhe fiton një goditje nga këndi. Kroson Calhanoglu, me topin që shkon te Ayhan, por gjuajtja me kokë, nuk gjen portën.

2’- Vertikalizim i bukur për Yildiz, por sulmuesi i Turqisë, nuk e arrin dot topin.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Turqia: Gunok, Akaydin, Kokcu, Guler, Calhanoglu, Bardakci, Muldur, Yildiz, Kardioglu, Yilmaz, Ayhan.

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Kverkvelia, Kochorashvili, Kvaratskhelia, Chakvetadze, Mekvabishvili, Tsitaishvili, Mikautadze.

Para se të niste ndeshja, pati një sherr masiv mes tifozëve në stadium, gjë që vuri në pikëpyetje nisjen e sfidës.

SHKARKO APP