Nis shitja e biletave për Poloni-Shqipëri, ja sa tifozë kuqezi do të lejohen

Federata polake ka nisur shpërndarjen e biletave për ndeshjen e “Play Off”-it të Botërorit mes Polonisë dhe Shqipërisë, që do të luhet më 26 mars në stadiumin “Narodovi” të Varshavës.

Interesimi i lartë nga ana e tifozëve polakë për këtë sfidë vendimtare ka bërë që presidenti i federates, Çezari Kuleza të refuzojë kërkesën e palës shqiptare për të pasur më shumë sesa 5% e kapacitetit të stadiumit.

“Presidenti i federatës shqiptare më telefonoi për të më kërkuar rritjen e numrit të biletave për tifozët, por më duhet ta refuzoja pavarësisht raportit pozitiv që kam me të. Do të tradhtoja tifozët e mi. Kështu që Shqipëria do të ketë aq sa e lejon rregullorja e UEFA-s”, pohoi Cezary Kulesza, president i federatës polake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozët kuqezinj do të kenë në dispozicion 3000 vende në stadium, pavarësisht se një përpjekje për ta çuar shifrën në 5000 bëri edhe ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Mimoza Halimi që takoi krerët e federatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, FSHF-ja ka siguruar 100 bileta për zonën VIP të stadiumit për të ftuarit dhe bashkëpunëtorët e saj, ndërsa federata polake ka vënë në dispozicion 20 ftesa ekstra për kuqezinjtë.

Në stadiumin “Narodovi’ priten afro 50 mijë tifozë në total, ndërsa biletat variojnë nga 30 deri në 70 euro në zonat përballë dhe mbrapa porte.

Shqipëria do të luajë shanset e saj për në Botëror në këtë gjysmëfinale të Play Off-it. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të përballen me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?