Nis sot Premier League, do të jetë një garë e hapur për titull

Sonte nis zyrtarisht sezoni i ri i Premier League, me ndeshjen hapëse Liverpool-Bournemouth në “Anfield”. Kjo edicion pritet të jetë një garë e fortë për titull, ku favoritë kryesorë duken Liverpool, Manchester City dhe Arsenal.

Liverpool ka investuar shumë në merkato për të mbrojtur titullin, duke shpenzuar 125 milion euro për Florian Wirtz, 80 milion për Hugo Ekitiké, 40 milion për Frimpong dhe 31 milion për Giovanni Leoni. Përveç tyre, klubi ka në plan të përfundojë marrëveshjen për Alexander Isak nga Newcastle.

Manchester City synon rikthimin pas një sezoni zhgënjyes, duke forcuar skuadrën me Reijnders, Cherki, Ait-Nouri dhe shpresën për të marrë Rodrygo nga Real Madrid. Arsenal, me ardhjen e Viktor Gyokeres, duket një ekip i kompletuar dhe i rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea, megjithëse fitoi Botërorin për Klube, shihet pak më poshtë, ndërsa Tottenham dhe Manchester United do të fokusohen vetëm te kompeticionet vendase pa presionin e Europës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Newcastle mbetet për t’u parë, pasi nuk është zbuluar ende Alexander Isak. Sezoni pritet emocionues, dhe tifozët e Premier League mund të presin një betejë të ngushtë për titull deri në ditët e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?