Nisin finalet e Kupës së Botës, Colturi renditet në vendin e 16-të në sllallom

Në Lillehamer të Norvegjisë kanë nisur finalet e Kupës së Botës për femra në ski, ku sot është zhvilluar gara e fundit sezonale e disiplinës së sllallomit. Në pistë për ngjyrat kuqezi zbriti skiatorja Lara Colturi.

Mes 24 pjesëmarrëseve në këtë garë, Colturi u rendit në vendin e 16 (triumfoi Mikaela Shiffrin). Pas dy zbritjeve, skiatorja 19-vjeçare dha kohën e përgjithshme 2’11”10, pas një gare lineare dhe pa shumë gabime.

Në zbritjen e parë, koha e dhënë nga Colturi ishte 1’10”13, duke u klasifikuar në vendin e 10-të. Ndërsa në zbritjen e dytë, koha e saj ishte 1’00”97, duke humbur disa pozicione në klasifkimin e përgjithshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjithësi, paraqitja e Colturi në këto dy zbritje ishte e mirë, por mungoi agresiviteti i shfaqur shpesh në garat e para sezonale. Gjithsesi, ky mbetet një sezon i mirë për të në disiplinën e sllallom.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?