Një 18-vjeçare shantazhon Balotellin për përdhunim
Mario Balotelli bëhet viktimë e një shantazhi seksual. Prokuroria e Vicenza-s mbylli hetimet ndaj një 18-vjeçarje, i cila, sipas akuzave, u përpoq të shantazhonte sulmuesin e Brescias, me të cilin dyshohet se kishte një marrëdhënie si e mitur.
Pas raportit, sipas gazetës “Giornale di Vicenza”, vajza e re i ka kërkuar Balotellit 100 mijë euro, në kohën kur ishte te Nice në Francë, ndryshe ajo do ta denonconte për përdhunim.
Në atë vajza ishte 17 vjeçe, por lojtari besonte se ajo ishte në moshën e duhur. Avokati i tij, ka kontaktuar me të përjavshmen “Chi” për të provuar shitjen e lajmit. Balotelli nuk iu dorëzua shantazhit dhe menjëherë paraqiti një denoncim në polici. /R.Lika-Koha Jone/