Një arbitër grek do të vendos drejtësi në sfidën e radhës ndaj Vikingur

UEFA ka caktuar një trupë gjyqtarësh nga Greqia për ndeshjen e parë mes Vllaznisë dhe Vikingur, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Takimi do të drejtohet nga Aleksandros Tsakalidis, një emër relativisht i ri në skenën ndërkombëtare. 32-vjeçari debutoi këtë vit si gjyqtar i FIFA-s dhe nuk ka ende eksperiencë të gjerë me klubet europiane.

Ai u bë i njohur në arenën ndërkombëtare vetëm në shkurt, kur u thirr për të zëvendësuar kolegun Anastasios Papapetroum, i cili mungoi për arsye shëndetësore – në ndeshjen Kopenhagen-Heidenheim në Ligën e Konferencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krah të Tsakalidis do të jenë asistentët Valileios Nikolakakis dhe Reinhart Buxbaum, ndërsa Fotios Polykronis do të mbajë rolin e gjyqtarit të katërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ndeshjes ndaj Daugavpils në Elbasan, drejtuesit e Vllaznisë, përfshirë presidentin Xhaferi dhe trajnerin Martini, shprehën pakënaqësi për disa vendime arbitrale, duke pretenduar për raste penalltie që nuk u akorduan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?