Një arbitër portugez do të vendos drejtësi në duelin Shqipëri-Izrael
Shqipëria po vijon përgatitjet për duelin e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit që do të luhet më datë 10 qershor në stadiumin Air Albania. Së fundmi është përcaktuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi në Air Albania teksa bëhet fjalë për një gjyqtar portugez, Tiago Martins.
42-vjeçari ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2015, ndërsa në vitin 2017 gjykoi për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare, atë mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2018.
Martins ishte një nga të përzgjedhurit për Botërorin e vitit 2018 në Rusi, teksa u angazhua në sistemin VAR që u përdor për herë të parë në një Kupë Bote. Ndërkohë, së bashku me Tiago Martins, në Air Albania do të jenë edhe asistentët e tij, Luis Campos e Rui Teixeira teksa në rolin e arbitrit të katërt është vendosur Andre Narciso.
KOHA JONË SONDAZH

