Një “faraon” për të ringjallur Barcelonën, Koeman kërkon Momo Salah

Dhurata e vetme për Ronald Koeman deri në këtë pikë të merkatos mbetet Leo Messi, më shumë se sa dhuratë e klubit, ishte vetë dëshira e argjentinasit për të qëndruar te Barça. As Pjanic, përforcimi tjetër në merkato, nuk ka qenë dëshirë e teknikut holandez i cili vijon të mbetet në pritje të ndonjë lojtari me vlerë për të ndezur këtë merkato të fjetur edhe për ti dhënë grupit stimuj të ri në vigjilje të sezonit të ri. Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm që ka të bëj pikërisht me një nga dëshirat e trajnerit Koeman.

Sipas “Sunday Exprees”, holandezi ka përzgjedhur Momo Salah si futbollistin e duhur për të realizuar këtë mision. E përditshmja britanike i referohet një burimi shumë pranë trajnerit: “Di që Koeman e dëshiron dhe që Salah mund të shkoj”, është shprehur ish lojtari i përfaqësueses holandez, Sjaak Swart, një mik shumë pranë trajnerit Koeman.

Highlights: Liverpool 4-3 Leeds Utd | Salah hits a hat-trick on the opening day

SHKARKO APP