Një “gjigant” për mesfushën e Milanit, Maldini provon për Matic

Milani po punon për të ndërtuar një skuadër solide, teksa drejtuesit po mendojnë për të bërë edhe disa transferime të tjera. Dyshja Maldini-Boban së fundmi po mendojnë për mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic.

Ky i fundit është jashtë planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe shpesh herë ka përfunduar në tribunë, ndërsa po shtyn për t’u larguar që në janar, ndonëse kontrata me “djajtë e kuq” i përfundon vetëm verën e ardhshme.

Matic është një futbollist me mjaft eksperiencë dhe me një fizik të konsiderueshëm, që mund të shtonte forcën dhe cilësinë e kuqezinjve në qendër, por problem mbetet paga e serbit, që nuk ka ndërmend të ulë pretendimet.

Për më tepër, për të transferuar mesfushorin serb, duhet mposhtur edhe konkurrenca e Interit, që gjithashtu është në garë për të dhe e sheh si zgjidhjen më të thjeshtë nëse nuk arrihet te Kulusevski.

SHKARKO APP