Një hungarez për Liverpool, mbrojtësi zyrtarizohet te kampionët

Liverpool ka siguruar shërbimet e mbrojtësit hungarez të Bournemouth, Milos Kerkez. The Reds kanë paguar për transferimin e Kerkez jo pak por 40 milionë paund.

Afrimi i tij në skuadër ka qenë dëshirë e drëjtëpërdrejtë e trajnerit Arne Slot, e cili e shikon lojtarin si të nevojshëm për skemat e tij.

“Mbrojtësi i majtë i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë me kampionët e Premier Ligës në Qendrën e Trajnimit AXA, duke e bërë Kerkez përforcimin më të fundit dhe menjëherë pas njoftimit të mbërritjes së Florian Virc të premten e kaluar”,- shkruan Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?