Një italian do të vendosë drejtësi në sfidën Shqipëri-Angli
Pas kualifikimit historik në Play Off të Botërorit, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë të dielën për ndeshjen e fundit të kualifikuesve ndaj Anglisë, një duel që pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi.
UEFA ka caktuar si kryesues të ndeshjes arbitrin italian Marco Guida. Ai do të asistojë në fushë nga bashkëkombasit e tij Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Simone Sozza. Në dhomën e VAR-it do të jetë një tjetër italian, Marco Di Bello.
Sfida Shqipëri–Angli do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese në mbështetje të kuqezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

