Një kandidat më pak prej kërkesave, Rakitic gjithnjë e më afër Serie A

Ivan Rakitic ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Mesfushori kroat e ka humbur postin e titullarit dhe dëshiron të nisë një aventurë të re në karrierë. Tre janë skuadrat që interesohen për kroatin: Sevilla, Juventus dhe Inter.

Estadio Deportivo zbulon kushtet e 32-vjeçarit. Rakitic ka nisur bisedimet me klubin andaluzian dhe i ka kërkuar drejtuesve një kontratë 3-vjeçare me një rrogë prej 7.8 milion eurosh në sezon, aq sa përfiton momentalisht te Barcelona.

Kërkesa të larta për Sevillan, që është tërhequr nga gara. Një rival më pak për Juventusin dhe Interin, që janë gati të nisin një tjetër betejë mes tyre në merkato. Rakitic siguron kualitet dhe eksperiecë, cilësi të nevojshme për mesfushat e Sarrit dhe Contes.

SHKARKO APP