“Një klub i Premier League ka ofruar 27 milionë paund për Brojën”
Armando Broja është në listën e largimeve te skuadra e Chelsea-t gjatë kësaj vere. Së fundmi gazetari Gonzalo Tortosa i El Chiringuito, ka zbuluar se një klub në Premier League (emri nuk është zbuluar) ka ofruar 27 milionë paund.
“Një ekip Premier ka bërë një ofertë prej 27 milionë paund për Armando Broja. Chelsea është e hapur për shitjen e sulmuesit shqiptar. Negociatat në vazhdim”, shkruan gazetari në postimin e tij.
Broja nuk kishte hapësira në sezonin e kaluar, ndërkohë që as huazimi nuk i zgjidhi asgjë. Tashmë mesa duket një ekip beson ende te vlerat e tij në Premier League. Ndoshta Everton apo Southampton … /Rozalb Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

