Një “luftëtar” më shumë për Conten, rikthehet në stërvitje edhe Vidal
Interi ka grupin e plotë të futbollistëve për derbin ndaj Milanit. Arturo Vidal së fundmi i është bashkuar shokëve të tij në stërvitjen e pasdites, duke i dhënë një lajm fantastik Contes, i cili në fakt duhet të bëjë pa Stefano Sensin.
Kiliani sot u stërvit për herë të parë me grupin dhe do të jetë në garë për një vend në formacionin titullar, edhe pse Eriksen po kalon një moment fantastik.
Vidal mungon prej dy ndeshjesh për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë ndaj Fiorentinës. Mungoi si ndaj Juventusit në Kupë, ashtu edhe ndaj Lazios më pas në kampionat. Për Conten do të jetë një armë më shumë, në vijimin e ndeshjes, për ta aktivizuar në fraksionin e dytë. /R.Lika-Koha Jone/