Një polak gjykon Shqipërinë dhe fatet e kualifikimit historik në Armeni

Do të jetë një bilbil nga Polonia ai që do të drejtojë sfidën vendimtare të Grupit I mes Armenisë dhe Shqipërisë në Jerevan. UEFA ka caktuar për të vendosur drejtësi në këtë ndeshje 34-vjeçarin Szymon Marciniak. Edhe ndihmësit e tij do të jenë nga Polonia. Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz plotësojnë treshen e gjyqtarëve, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Radoslaw Siejka. Gjyqtari kryesor i kësaj sfide ka drejtuar pak ndeshje në arenën ndërkombëtare ku veçohet ajo e eliminatoreve të Botërorit 2014 mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa në vitin 2015 ishte gjyqtari kryesor i finales së Europianit U-21 mes Portugalisë dhe Suedisë.

Në kuadër të kësaj sfide, trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan do të flasë përpara mediave në orën 16:30 të ditës së shtunë, ndërsa bëhet me dije se 15 minutat e para të stërvitjes në stadium do të jenë të hapura për mediat e pranishme. Në programin e zyrtarizuar nga federata armene bëhet me dije se trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi do të flasë për mediat në orën 18:00, ndërsa 30 minuta më pas do të zbresë në fushë me skuadrën kuqezi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore.

Kombëtarja, një ditë pas humbjes me Serbinë

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja Shqiptare që ka filluar të mendojë menjëherë për të ardhmen që kalon nga Armenia. Është ndeshja e Jerevanit sfida më e rëndësishme e kuqezinjve në këto eliminatore dhe ata kanë një objektiv të vetëm, fitoren, për të prerë biletën e Euro 2016. Pak orë pas disfatës në “Elbasan Arena”, të besuarit e Gianni De Biasit nisën përgatitjet me shumë zhgënjim por besimin se mund t’ia dalin mbanë sepse treni francez është ende në stacion. Edhe pse koha në dispzoicion është shumë e kufizuar, trajneri italian nisi punën në Durrës për të përgatitur 90 minutëshin e fundit të grupit I ku Shqipëria mban vendin e tretë me një pikë më pak se Danimarka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç Andi Lilës që iu nënshtrua testeve mjekësore duke rrezikuar seriozisht këtë takim, i gjithë grupi ishte i plotë në seancën stërvitore të zhvilluar në kompleksin “Tropikal”. Dukshëm të zhgënjyer, titullarët e sfidës së Elbasanit u stërvitën të diferencuar për të ulur ngarkesën fizike. Në formacionin titullar që u stërvit i veçuar, bënte pjesë edhe Ergys Kaçe, i cili zëvendësoi mesfushorin e PAS Janinës, Andi Lila. Pjesa tjetër e skuadrës u vu nën urdhrat e ndihmës/trajnerit Paolo Tramezani duke u ushtruar në lojën me top. Pavarësisht zhgënjimit që ka lënë humbja ndaj Serbisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i pranishëm në stërvitje ku shkëmbeu edhe disa batuta me trajnerin De Biasi. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, trajneri kuqezi ndoqi nga larg stërvitjen duke menduar edhe për 11-ëshen titullare të transfertës vendimtare të Jerevanit.

Në pjesën tjetër të grupit, ata që e ndoqën ndeshjen nga stoli vijuan stërvitjen me disa skema sulmuese ku Gashi, Cikalleshi e Salihi shënjestruan kuadratin e mbrojtur nga Orges Shehi. Mungesa e vetme e konfirmuar për këtë sfidë është ajo e Ansi Agollit dhe pikëpyetjet më të mëdha lidhen pikërisht me ndryshimet e detyruara në mbrojtje, ndërsa në balotazh mbeten edhe disa emra të tjerë ku nuk përjashtohet maja e sulmit me dyshen Balaj-Cikalleshi. De Biasi deklaroi pas humbjes ndaj Serbisë se skuadra duhet të dijë të luajë me tru dhe është pikërisht ky detaj që sipas trajnerit mund të bëjë diferencën. Në 90 minutat e fundit të eliminatoreve trajneri ka në dispozicion një grup të plotë, tashmë i takon atij të vendosë për titullarët e Jerevanit, sepse të dielën kjo skuadër ka në dorë fatin e saj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?