Një rast i ri pozitiv në Premier League, është pjesë e Tottenham

Në Premier League është konfirmuar një rast i ri me Cocid-19 pas raundit të pestë të testimeve të 1197 lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafeve të klubeve. Personi që ka rezultuar pozitiv është pjesë e Tottenham-it.

“Për shkak të ruajtjes së të dhënave mjekësore, emri i individit nuk do të publikohet. Bëhet fjalë për një njeri asimptomatik, që tani do të vetizolohet për shtatë ditë, siç parashikon protokolli i Premier League, para se t’i nënshtrohet një testi tjetër”, ka shkruar klubi londinez.

Premier League ka bërë të ditur se ai i Spurs-ave është rasti i vetëm pozitiv nga 1197 testet e bëra.

SHKARKO APP