Një shqiptaro-algjerian, gati për kombëtaren
Për dikën që nuk e di Usama El Mezuar është një shqiptaro-algjerian që aktivizohet me të rinjtë e ekipit të Renne në Francë. Babai i Usamës është algjerian, ndërsa nëna e tij është shqiptare. Vetë Usama është lindur dhe rritur në Tiranë, ku më pas ka emigruar drejt Francës. Tashmë Usama është 19 vjeç dhe aktivizohet si mesfushor tek Rennes, ku në skuadrën e parë luan Emir Lenjani. Për të pak ditë më parë shkroi gazeta franceze “Ouest France” se për 19 – vjeçarin interesohet skuadra e Stoke City. Një i afërm i Usamës, i cili pyetjes se a interesohet ndonjë skuadër për Usamën, ai tha: “Nuk e di nëse mund të përmend ndonjë klub sepse nuk kemi asgjë konkrete tani për tani, po klubi që po flitet më shumë edhe këtu ne Francë sipas gazetës “Ouest France” është një ekip i premier ligë, Stoke city. Në fund të majit babai i Usamës udhëton drejt këtij klubi për të diskutuar, e persëris sot për sot nuk kemi akoma një ekip konkret, por vetëm disa skuadra të interesuara jo zyrtarisht për ta pasur në ekipin e parë” . Usama edhe kohë më parë e pati shprehur hapur dëshirën për tu grumbulluar në kombëtaren U21, të Shqipërisë, i afërmi i tij na tregon më shumë: “Vitin e kaluar patëm kontakte me FSHF, por akoma çdo gjë ka mbetur pezull.” “Usama ka luajtur disa herë bashkë me Emir Lenjanin, ndërsa ka bërë dhe një foto me të,” – shkroi i afërmi tij.
KOHA JONË SONDAZH

