Një suedez do të vendosë drejtësi në sfidën e Tiranës ndaj serbëve të Zvezdës

Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania”, serbët e Crvena Zvezdës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve, e cila do të luhet më 25 gusht duke filluar nga ora 20:00.

Në orët e fundit është zbuluar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi. Bëhet fjalë për suedezin Kaspar Sjoberg, arbitri që do të drejtojë ndeshjen në “Air Albania”.

34-vjeçari nisi si gjyqtar profesionist në vitin 2008, teksa që nga viti 2015 drejton në elitën e futbollit suedez. Sjoberg ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2019, ku ka drejtuar 9 ndeshje ndërkombëtare.

SHKARKO APP