Një tjetër futbollist braktis Juventusin, largohet në Brazil për arsye familjare

Pas Cristiano Ronaldos, i cili hyri në izolim në Madeira. Pjanic dhe Khedira fluturuan në Bosnjë dhe Gjermani, ndërkohë që Gonzalo Higuan fluturoi për në Buenos Aires për shkak se nëna e tij ishte sëmurë.

Largimet nuk janë mbyllur këtu te Juventusit. Douglas Costa është larguar në Brazil për arsye familjare. Braziliani, si futbollistët e tjerë mori lejen e skuadrës, pasi doli negativ në testin e koronavirusit.

Mbetet të shihet nëse futbollistët e Juventusit do të jenë në gjendje për t’u rikthyer në Itali, pa ndonjë masë shtesë, siç mund të jetë 14 ditë vetëizolim. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?